Dieta

Përveç që është një frutë e shijshme, portokalli ju ofron edhe një ndjenjë më të qëndrueshme të ngopjes duke u ndihmuar në rregullimin e peshës trupore.

Dieta me agrume nënkupton që dita të fillohet me një portokall për drekë dhe darkë, ndërsa në pjatë të gjendet edhe një pjesë e bukës së thekur.

Nuk lejohet konsumimi i pijeve alkoolike, ndërsa gjërat ushqimore duhet të konsumohen sipas radhës, nuk bën të anashkalohet asnjë prej tyre.

Dieta zgjat 15 ditë, përbëhet prej tri cikleve, që zgjasin nga pesë ditë. Me të mesatarisht humben shtatë kilogramë.

Portokalli ofron ndjenjën e ngopjes. Dihet që vajrat e portokallit e reduktojnë urinë, por edhe me këtë, nuk gjen aplikim në terapitë dietetike për ndonjë afat më të gjatë. Portokalli është i pasur me vitaminë C. Përveç kësaj e përshpejton sistemin e tretjes.

Portokalli më së miri do t’u ndihmojë në detoksimin e organizmit dhe kthimin e tretjes në funksion të plotë pas sulmit të sheqerit dhe yndyrave gjatë ditëve festive.