Këshilla për moshën 45 +

Pavarësisht se ekspertët kanë sugjeruar vazhdimisht që duhet të flemë patjetër 8 orë gjatë natës, një studim i fundit na njofton se 6 orë është pikërisht sasia e duhur.

Meqenëse stili i njerëzve në Bolivi, Namibi dhe Tanzani ngjason me atë të paraardhësve tanë, Universiteti i Kalifornisë mori në studim të hollësishëm 3 grupe gjahtarësh të këtyre vendeve.

Shumica prej tyre flinin më pak se 7 orë në mbrëmje dhe vazhdonin të ishin në një gjendje të mirë shëndetësore për dallim nga njerëzit të cilët jetojnë në shoqëri të industrializuar.