Psikologjia

Ekspertë të ndryshëm morën pjesë në një hulumtim nga Universiteti Austrilian ‘Dikin’. Objekt i këtij hulumtimi ishte lumturia e njerëzve dhe shëndeti stabil mendor i tyre. Kjo periudhë e studimit zgjati plot 15 vjet dhe në të morën pjesë më shumë se 60.000 njerëz. 

Për të përjetuar ndjenjën e plotë të lumturisë duhet të plotësohen tri kushte, kanë konstatuar Studiuesit e Univeristetit Australian ‘Dikin’.  Këto tri elemente janë: pronësia e ndonjë qëllimi jetësor, situatë e mirë dhe stabile financiare dhe raportet e mirëfillta ndërnjerëzore.