Ushqehu shëndetshem

Banania konsiderohet të jetë fruti kryesor i cili ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetëgjatësinë tonë. 

Në këtë frut është zbuluar një element që quhet Lectin ose ‘BanLec’ dhe konsiderohet si një lloj trajtimi potencial kundër AIDS, por për shkak të disa efekteve anësore u konsiderua problematik.

Shkencëtarët kanë ripunuar një variant të ri, na informon kështu Daily Mail, i cili vepron duke u lidhur me molekulat e sheqerit, të gjendura ne sipërfaqen e disa nga virueseve më vdekjekeprurëse në botë. Në momentin që ilaçi lidhet me virusin, ky i fundit shndërrohet i padëmshëm dhe mund të nxirret jashtë sistemit imunitar të turpi. Në testet e shumta që janë realizuar tek minjtë nga ekspertë të ndryshem, versioni i ri i BanLec, i quajtur H84T, parandaloi ata të merrnin gripin, duke mos pasur njëkohësisht edhe efekte anësore.

Shkenctarët besojnë se ky ilaç mund të jetë efektiv edhe për kurimin e sëmundjes Ebola dhe të gjitha sëmundjeve tjera, viruset e të cilave janë të mbështjella me molekula sheqeri.