Ushqehu shëndetshem

Është besuar se ndihmon në mbrojtjen nga sulmi në zemër, depresioni dhe skleroza, teksa është mbajtur si sekret, për një jetë të gjatë dhe të shëndoshë.

Tani, hulumtuesit kanë gjetur se receta mediterane, ndihmon në ndalimin e kancerit në gji, transmeton Telegrafi.

Studimi i ri zbulon, se ngrënia e suplementeve me vaj ulliri ekstra të virgjër, është shkaktar i rënies së sëmundjes së kancerit në gji.

Femrat nga Spanja që e kanë përcjellë këtë dietë, kanë reduktuar për 68 për qind rrezikun nga sëmundja, krahasuar me ato që nuk e kanë mbajtur këtë dietë.

Receta nga Mediterani, përmban ushqime me bazë bimore siç janë perimet, posaçërisht bishtajoret, pemët, frutat e thata dhe ullinjtë, si dhe shumë vaj ulliri ekstra të virgjër, peshk, dhe verë të kuqe.

Kjo recetë kërkon zvogëlimin e ushqimit të përpunuar, karbohidrateve të përpunuara, ushqimeve të ëmbla, çokollatës dhe mishit të kuq.