Receta ushqimi

Përbërësit:

Patate 1 kilogram

Qepë 2 kokrra mesatare

Domate 3 – 4 kokrra

Vaj 4 – 5 lugë gjelle

Kripë

Piper

1 gjethe dafine

Përgatitja:

Patatet e pastruara priten në formë rrethi, kaurdisen lehtë me pak yndyrë dhe hidhen në tavë. Kaurdiset ndërkohë qepa me vaj sa të zbutet pak, hidhen domate të qëruara nga cipa, vazhdohet kaurdisja, shtohet kripë, piper, spec i kuq, gjethe dafine lëng mishi ose ujë dhe pasi të marrë valë t’u hidhet patateve.

Vihen sipër feta domate dhe tava futet në furrë për t’u pjekur. Gjella duhet të dalë me fare pak lëngë nga furra. Me mënyrën e shpejtë bëhet dhe pa kaurdisje. Në këtë rast patatet vihen në tavë të pakaurdisura, hidhen sipër qepë të prera në formë rrethi, kripë, piper, gjethe dafine, domate të grira, përzihen, vihen sipër feta domatësh, hidhet vaj dhe piqet në furrë. Në fund hidhet majdanoz i grirë hollë.