Ushqehu shëndetshem

Nëse dëshironi të keni një memorie më të mirë, shtoni në ushqimin tuaj produkte të peshkut dhe arra.

Këto dyja, së bashku me dredhëzat dhe të verdhën e vezës, janë ndër ushqimet më të mira që ju garantojnë një kujtesë të mirë.

Nga të gjitha llojet e peshkut, është salmoni ai i cili përmban sasi më të mëdha të omega-3. Këto janë acide të shëndetshme yndyrore, të cilat janë vërtetuar se ndihmojnë në funksionimin e qelizave nervore dhe në parandalimin e humbjes së kujtesës.

Edhe frutat arrore, si arrat dhe bajamet, janë të pasura me acide të pangopura yndyrore por edhe me vitaminë E, të cilat kanë rol të rëndësishëm në forcimin e memories.

Dredhëzat, në anën tjetër, janë të pasura me flavonoide, që paraqesin grup substancash me natyrë bimore me efekt të fuqishëm antioksidues dhe të cilat ndihmojnë edhe në forcimin e memories, duke mbrojtur shëndetin e qelizave nervore.

Për shëndetin e trurit dhe memories e rëndësishme është të konsumoni edhe të verdhë të vezës. Kjo përmban një aminoacid të quajtur kolinë, që ndihmon në ndërtimin e membranës qelizore të neuroneve, por edhe përcjelljen e informatave nga truri përmes nervave deri te muskujt.

Megjithatë e verdha e vezës nuk bën të teprohet, pasi ajo është e pasur edhe me kolesterol, një faktor nxitës i sëmundjeve kardiovaskulare.