Ndërhyrje Estetike

Monique e ka ribërë hundën plot 23 herë, ndërsa për të rritur përmasat e gjoksit ka kryer gjithsej, nëntë ndërhyrje. Por nga 200 ndërhyrje estetike të cilave iu është nënshtruar, 75 prej tyre kanë qenë ilegale.

Fiksimi për të pasur një trup dhe fytyrë perfekte i ka kushtuar shumë Monique Allen, një transeksuali nga Los Angelos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili iu është nënshtruar rreth 200 operacioneve të kirurgjisë plastike.

Monique e ka ribërë hundën plot 23 herë, ndërsa për të rritur përmasat e gjoksit ka kryer gjithsej, nëntë ndërhyrje. Por nga 200 ndërhyrje estetike të cilave iu është nënshtruar, 75 prej tyre kanë qenë ilegale.

Monique aktualisht është 58 vjeç, por varësia e saj ndaj bisturisë nisi në moshën 22 vjeçare dhe që nga ai moment nuk është ndalur më, duke u shndërruar nga një person me tipare mashkullore në një femër të tepruar.