Aerobik & Yoga

Shkencëtarët kanadezë nga Universiteti i Otavës dhe nga Instituti i kërkimeve shëndetësore në Otavë, kanë ardhur deri te përfundimi se ushtrimet e lehta aerobike dhe ngritja e peshave ndihmon në luftimin e diabetit tip 2.

Këto rezultatet janë fituar gjatë një studimi gjashtëmujor, ku janë përfshirë 251 pacientë të sëmurë nga diabeti me tip 2.

Ky hulumtim ka treguar se te diabetikët të cilët gjatë studimit kanë realizuar këto dy lloje ushtrimesh, përmirësimi i nivelit të sheqerit në gjak kishte ndodhur dyfish më shpejt në krahasim me pjesëmarrësit të cilët kishin praktikuar vetëm njërin lloj të ushtrimit, qoftë aerobik apo qoftë bodibilding. /Telegrafi/