Yoga dhe Meditim, anët pozitive për trupin dhe mendjen
Edhe Yoga, edhe Meditimi Transhendental, secila më vete, japin efekte të shumta pozitive në trupin dhe mendjen tonë, por kur bëjmë kombinimin e tyre, efektet janë çudibërëse. Nëse ushtrimet e Asanas dhe ato të frymëmarrjes, Pranayama, kombinohen me meditimin, është e provuar shkencërisht se qëllimet arrihen më lehtë dhe marrim në një kohë shumë të shpejtë rezultatet e kërkuara në të mirë të vetë Qenies tonë. Ana Filipovska, e diplomuar në Tajlandë për mësuese e Meditimit Transhendental ka shpjeguar të gjitha efektet pozitive që marrim nga kjo lloj përqasjeje. Me përvojë në të mësuarit të Yoga-s, znj. Filipovska ka sqaruar në mënyrë të detajuar përfitimet që marrim nga Asanas dhe Pranayama. Po ashtu, mësuesja e MT-së jep këshilla edhe për ata që kanë probleme shëndetësore dhe mënyra se si modifikohen ushtrimet. “Kjo është arsyeja se përse Yoga Terapeutike po zhvillohet gjithnjë e më shumë në ditët e sotme sepse ajo është me shumë përfitime për persona që kanë disa çrregullime fizike apo mendore”, – thotë Filipovska.
PËRFITIMET PËRMES YOGA-s
Forcohet struktura lokomotore dhe pjesët e eshtrave -Ndihmojnë për një shtyllë kurrizore të shëndetshme -Ekuilibrojnë metabolizmin, sistemin imunitar dhe nervor -Përmirësojnë qarkullimin e të gjitha lëngjeve në trup -Përmirësojnë punën për organet e frymëmarrjes, tretjes, sistemeve urinare dhe veneriale -Pranayama kontribuon për integrimin e sistemit të neuro –frymëmarrjes.
PËRFITIMET Kombinimi Yoga – Meditim
-Eleminojmë lodhjen, tensionin, stresin -Përmirësojnë shëndetin mendore -Trupi bëhet më i ri, më i ekuilibruar, me fleksibël dhe më i fortë -Mendja bëhet më paqësoje, më e lumtur, e mbushur plot me entuziasëm dhe sfidë.