Aerobik & Yoga

Joga ruan balancën në strukturën tonë treshe, mendjen-trupin-shpirtin. Ushqen me energji këto të tria.

Nëpërmjet Joga-s gjejmë qetësinë e humbur, harmoninë, energjinë dhe ndjehemi shumë më mirë. Nuk është vetëm Fitness por është Spiritual Fitness. Joga ruan balancën në strukturën tonë treshe, mendjen-trupin-shpirtin. Ushqen me energji këto të tria. Energji, që më pas përdoret në përditshmërinë tonë. Joga punon me trupin dhe mendjen, nga brenda dhe jashtë njëkohësisht, ndërkohë që disiplinat e tjera punojnë më shumë për dukjen.

Me Joga-n, para se të ndjesh një trup në formë, ti ndjen një forcë dhe energji të brendshme. Nuk ka rëndësi gjinia, si për burrat edhe për gratë është e njëjta gjë. Është e vështirë të bësh Joga? Nuk është aq e thjeshtë sa mund të duket. Edhe pse pozicionet duken të thjeshta, duhet rezistencë. Megjithatë, nuk është aspak e vështirë nëse e praktikon rregullisht dhe e kthen në një stil jete. Me praktikë çdo gjë bëhet më e kuptueshme dhe më e lehtë.

Nuk ka sport që nuk të lodh, por energjia dhe mirëqenia që merr më pas e kapërcen çdo lodhje. Megjithatë, duhet të sqarojmë se ka shumë lloje dhe stile joga. Për njerëzit që e praktikojnë rregullisht, Joga kthehet në një stil jete, shumë e rëndësishme për të qëndruar gjithnjë në formë, të fortë dhe në harmoni./gazetaexpress/