Këshilla për lëndime

Pas ndrydhjes së kyqit të këmbës edhe kur trauma është kuruar me efikasitet, nganjëherë mbetet një dhimbje regjionale e cila kufizon artikulacionin. Tendinopatia, rigiditeti artikular, fryrja e kyqit të këmbës, mungesa e forcës muskulare, instabiliteti mund të zgjasin për shumë kohë. Menjëherë pas traumës këshillohet të aplikohet qese me akull disa herë në ditë, dhe mos levizja e nyjes me peshe bartje.

stabilizues_kyqi

Pasi të përjashtohen trauma kockore, në bazë të dëmit të shkaktuar do të vendoset një stabilizues i posaçëm ne nyje i cili mund te mbahet për rreth 15 ditë. Në rastet jo shumë të rënda kyqit të këmbës mund të mbahet pa stabilizues por nuk duhet mbështetur në tokë dhe pacienti duhet të ecë me paterica.

Menjëherë duhet filluar fizioterapia (krioterapi, ushtrime te lehta per nyje,  gjimnastikë proprioceptive) dhe gjimnastika në ujë, ultratingulli terapeutik etj. Fillimi i aktivitetit sportiv varet nga trauma, nga pacienti dhe nga lloji i sportit që ushtron. Një pasojë që duhet evituar është mbajtja e bllokuar e kyqit të këmbës për një kohë të gjatë pasi mund të krijohet rigiditet artikular./fizioplus/