Ndërhyrje Estetike

  • Forma përfundimtare e hundës pas ndërhyrjes estetike përcaktohet pas 6 -12 muajve.
  • Pas ndërhyrjes pacineti mund të largohet nga spitali pas 1 ditë, duhet të vazhdojnë të clodhen edhe për dy ditë të tjera në shtëpi dhe nëse puna e tyre nuk konsiston në përdorimin e forcës fizike mund t’i rikthehen asaj pas 3-4 ditëve.
  • Në momentin që hiqen fashot dhe atelet, pacienti duhet të pushoj për një javë.
  • Pas dy-tre javëve mund t’i rikthehen aktiviteve sportive që nuk kërkojnë sforcime si: ecje e shpejt, apo not por pa zhytut kokën në ujë.
  • Pacientët të cilët përdorin syze optike, deri në 2 ose tre javë pas operacionit duhet të përdorin lente optike dhe pas tre javëve mund të përdorin syze të lehta që nuk ushtrojnë presion në pjesën e hundës.
  • Pacienti duhet të qëndorj largë temperaturave shumë të larta apo të lagështa gjatë javëve të para.
  • Pas operacionit, gjatë ditës pasardhëse pacienti duhet të qëndroj me kokën lartë dhe nuk duhet ta ulë pasi rrezikon formimin e enjtjeve.
  • Gjatë dy javëve të para pas operacionit pacienti mund të lajë hundën duke tërhequr ujin dhe mund ta fshij lehtë me pecetë të pambukt por pa e shtypur atë.
  • Cdo pacient që dëshiron të kryej një ndërhyrje estetike në hundë kategorikisht duhet të ndërpresë duhanin nëse është duhanpirës. E para pasi me zgjimin nga anestezia pacienti mund të ketë kollë ose gëlbaza që do të shkaktojën tronditje të hundës dhe e dyta, përdorimi i duhanit ngadalëson procesin e rikuperimit të plagëve./jeto.al/