Gërhitja një arsye e fortë e shfaqjes së depresionit
Gërhitja është një proces që ka një ndikim të theksuar në shëndetin e personave të ndryshëm. Sipas një studimi të realizuar rezulton se personat, të cilët vuajnë nga gërhitja gjatë gjumit, rrezikojnë katër herë më shumë të preken nga depresioni.
Pjesë e studimit ishin mbi 1875 meshkuj me moshë 35 deri në 83 vjeç, të cilët u monituruan për një periudhë pesë vjeçare. Në përfundim të kësaj periudhe, u zbulua një lidhje mes çrregullimeve të gjumit dhedepresionit. Studimi nxori në pah se personat të cilët vuajnë nga gjumi rrezikonin dy herë nga çrregullimet e humorit, ndërsa rezultoi se ata persona që kishin probleme gjatë gjumit dhe gërhisnin rrezikonin të prekeshin nga depresioni katër herë më shumë.
“Për momentin këshillojmë që kush vuan nga çrregullimet e gjumit të jetë e vetëdijshëm nga rreziku i depresionit që i kanoset dhe ti drejtohet mjekut. Është e rëndësishme që personat që vuajnë nga depresioni të flasin për problemet egjumit me mjekun e tyre, për t’u përcaktuar patologjia e qartë”, thotë drejtuesja e studimit, Carol Lang. /albeu.com/