Këshilla për moshën 45 +

Zemra është një organ i rëndësishëm në organizmin tonë është e rëndësishme që ne të kujdesemi për mbarëvajtjen e shëndetit të saj. Për të pasur një zemër sa më të shëndetshme do të mjaftonte dhe një shëtitje me qenin tuaj ose të bërit e punëve të shtëpisë.

Gjithçka që rrit rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen siguron një funksionim më të mirë kardiovaskular dhe djeg kalori. Shkaktari më i madh i vdekjeve në botë është infarkti, apo pushim zemre. Disa nga aktivitetet fizike që ju ndihmojnë për një zemër të shëndetshme janë;

Mbani sa më shumë gjelbërim në shtëpinë tuaj
Reumatologu Thomas Namey thotë se të merresh me lulet është një aktivitet shumë i mirë fizik, që djeg afërsisht 400-500 kalori për orë. “Bimët çlirojnë oksigjen, kështu që do të keni ajër të pastër”, thotë Namey. Dr. Charles Cattano, gastroenterologist, thotë se kopshtaria është shumë e mirë për mendjen, për trupin dhe për shpirtin për disa arsye: Është e mirë për vendosjen në lëvizje të duarve, ju ndihmon të digjni kalori dhe lufton depresionin.

Vallëzoni
Kërcimi është një ushtrim i mirë fizik, ai ndërthur ushtrime aerobike, duke rriturrrahjet e zemrës dhe duke e mbajtur të tillë gjatë gjithë kërcimit.

Shëtisni
Shëtitja konsideroht nga doktorët si një stërvitje, dhe çdo lloj ushtrimi ndihmon në një zemër të shëndetshme dhe muskuj të fortë. Shëtitja është një aktivitet i përshtatshëm për të gjitha moshat.

Luani me fëmijët tuaj
Luani me fëmijët tuaj dhe digjni disa kalori. Nëse jeni jashtë, luani hapa- dollapa, apo edhe kërceni me fëmijët tuaj. Kjo ju rrit rrahjet e zemrës, dhe është një lloj ushtrimi për ju. Gjithashtu, mund të dëgjoni muzikë dhe të kërceni me fëmijët tuaj.

Pastroni shtëpinë
Doktori ortopedik Mark Galland thotë që të mbani një ritëm të shpejtë ndërsa pastroni, lani, fshini, merrni pluhurat etj. Madje ai thotë se kur kaloni nga pastrimi i një dhome në një tjetër, mos e bëni duke ecur, por duke kërcyer. Kjo ju ndihmon në një ritëm të qëndrueshëm kardiovaskular./albeu.com/