Këshilla për moshën 45 +

Përqendrimi
Është e rëndësishme që një pjesë të ditës t’ia dedikoni meditimit dhe reflektimit. Ndoshta duke e nisur me pesë minuta, më pas me dhjetë dhe dalëngadalë do ta kuptoni se këtë gjë do ta përvetësoni në mënyrë shumë të natyrshme. Përqendrimi në vetvete është vërtet esencial, sepse ai mund ta ndihmojë mendjen për ta relaksuar. Objektivi themelor është ai i luftimit të stresit, qoftë edhe me “ilaçe” natyrale.

Relaksimi
Çdo rast është shumë i mirë për t’u relaksuar, vetëm se duhet të shfrytëzoni më shumë momente për të pasur mundësinë e të qenët të qetë. Edhe pse mund të jeni duke bërë një masazh ose duke i dedikuar kohë kujdesit të trupit, mund të shfrytëzoni gjithçka për ta përqendruar vëmendjen mbi ndjesinë e qetësisë.

Jini të ndërgjegjshëm për atë se çfarë hani
Sa herë që hani, nuk jeni gjithmonë prezentë ndaj asaj që po bëni dhe asaj që po konsumoni. Përqendrimi mbi të ngrënit të diçkaje, mbi mënyrën se si po e bëni dhe të qenët të ndërgjegjshëm ndaj gjithçkaje, është thelbësore. Truri duhet t’u dedikojë më shumë kohë këtyre veprimeve, për të ristabilizuar një ekuilibër më të mirë mes mendjes dhe trupit.

Provoni ushtrimet e vetëdijes
Ndoshta nuk jeni mësuar që të jeni të vetëdijshëm për veten, megjithatë asnjëherë nuk duhet të lodheni me ushtrimet e ndërgjegjes, të cilat mund të vihen në veprim nëpërmjet shumë situatave. /albeu.com/