Dieta

Frutat janë gjithmonë mënyra më e mirë për të rënë në peshë, ndër to një rol kryesor kanë luleshtrydhja, mallët, kivi, pjepridhe mjedra. Këto janë fruta të cilat nuk ju ndihmon vetëm të bini në peshë por dhe të mbani një peshë ideale për trupin tuaj.

Luleshtrydhja është një frut i njohur për dobësim ajo ka 35kcal për 100 g. I përbërë nga 90% ujë, ajo ka shumë vitamina sidomos vitaminën C. Jini të vetëdijshëm se luleshtrydhet janë pjesë e ushqimeve potencialisht alergjike

Mjedra, ka sasi të ulët kalorish (38 kcal për 100 g), dhe sasi të lartë uji. Ajo gjithashtu ofron shumë vitamina dhe minerale.

Molla është kampione në superimin e oreksit falë përmbajtjes së lartë fibrave. Ajo ka rreth 80 kalori. Përveç kësaj, ajo është një fryt i vërtetë për shëndetin, për shkak se, në sajë të përmbajtjes antioksidante, ndihmon për të luftuar kundër kolesterolit, parandalimin e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Kivi, me 47 kcal për 100 g, është një aleat i përsosur për dobësim. Përveç kësaj,ndihmon në furnizimin me vitaminë C. Është e pasur me fibra.

Pjepri, i pasur me ujë, është një nga frutat me më pak kalori. /albeu.com/