Allgemein

Ja rrugët e shpëtimit nga stresi sipas një studimi:

Diagnostikoni stresin
Duhet që ju ti bëni pyetje vetes jeni apo jo të stresuar dhe kjo është një pyetje që do ju ndihmojë që t’ia dilni mbarë me kalimin e kohës.

Ecni pesë minuta
Ngrihuni nga karrigia dhe ecni pak nëpër dhomë ose përgjatë zyrës ku punoni. Në këtë mënyrë do të rregulloni qarkullimin e gjakut dhe do të çlodhni muskujt e këmbëve dhe të shpinës.

Dëgjoni muzikë
Dëgjimi i një kënge është një mënyrë e mirë për t’iu dhënë një moment freskie e cila zgjat gjithë ditën. Dëgjojeni atë gjatë pushimit ose përdorni kufjet për ta dëgjuar nga kompjuteri kur punoni.

Shikoni një pikturë
Shikimi i një peizazhi apo portreti të një personi ju shpie shumë larg dhe lehtëson stresin e punës. Prandaj, vendosni në tavolinë ose në ekranin e kompjuterit fotografinë e njeriut më të dashur ose të peizazhit më të preferuar.

Shoqërohuni me shokë
Nëse gjatë pushimit të drekës shoqëroheni me miqtë tuaj do të ndiheni më të lehtësuar nëse flisni me ta. Mund të ndani shqetësimet tuaja ose mund ta hiqni mendjen duke dëgjuar shokun tuaj. /albeu.com/