Allgemein

Ngjyra e gjuhës
Ngjyra e gjuhës mund t’ju thotë shumë për sistemin e qarkullimit të gjakut dhe gjithashtu mund t’ju tregojë për nivelet e oksigjenit në trup.

Veshja e gjuhës, e cila ndihmon për të treguar mbi shëndetin e sistemit të tretjes.

Anët e gjuhës janë gjithashtu të rëndësishme për vetëdiagnozën.

Disa nga gjërat më të zakonshme që mund t’i shihni në gjuhën tuaj dhe ja cili është kuptimi i tyre:

Një shtresë e bardhë në gjuhë: e cila nënkupton se keni një rritje të jashtëzakonshme të infeksioneve mykotike. Por, para se të krijoni panik në lidhje me infeksionet, provoni të lani mirë gjuhën për një javë dhe pastaj shihni nëse shtresa e bardhë vazhdon të jetë mbi gjuhë.

Infeksionet mykotike shpesh ndodhin pasi keni qenë sëmurë dhe keni përdorur antibiotikë ose kur sistemi imunitar është i dobët. Nëse shtresa e bardhë vazhdon, atëherë konsultohuni me mjekun.

Gjuhë e kuqe Një gjuhë e shëndoshë është ngjyrë rozë trëndafili. Nëse shikoni se gjuha juaj është bërë e kuqe, atëherë duhet t’i kushtoni vëmendje dhe të merrni masa. Nëse keni gjuhë të kuqe dhe dhimbje të fytit, atëherë shanset janë që ajo është e lidhur me ndonjë infeksion që po kaloni. Drejtohuni tek mjeku për një kontroll. /albeu.com/