Si të kemi thonj të bukur
Duart dhe thonjtë janë pjesa më e rëndësishme për një femër, janë elementi që bie më shumë në sy për këtë duhet të bëhet kujdes që të duken mirë në çdo moment.
Ekzistojnë këshilla të shumta të cilat kanë të bëjnë me faktin se si ne të kujdesemi për të pasurthonj të bukur dhe të përsosur.
Gërshërët
Nuk duhet t’i prisni asnjëherë thonjtë me gërshërë, por gjithmonë duhet të përdorni limë, mundësisht lima duhet të jetë prej kartoni në mënyrë që t’i forcojë dhe mos t’i dëmtojë ato.
Vaji ulliri
Edhe thonjtë kanë nevojë për hidratim, masazhojini ato përpara se të shkoni për të fjetur me disa pika vaji ulliri pasi ai i ushqen dhe i forcon ato.
Pastrim i butë
Në një filxhan hidhni dy lugë vaji ulliri, pak lëng limoni dhe një lugë çaji sheqer. Përzijeni përbërjen dhe masazhoni thonjtë tuaj. Pas masazhimit duhet t’i shpërlani mirë me ujë të ngrohtë. Kjo ju ndihmon për të forcuar, qetësuar dhe zbardhur thonjtë tuaj.
Në fund përdorni një krem hidratues për lëkurën e duarve tuaja, këto janë disa hapa që do ju ndihmojnë të keni thonj dhe pamje të kuruar për duar tuaja. /albeu.com/