Receta ushqimi

Përbërësit:

mjedra
disa feta bukë integrale
çokollatë e zezë
1 gotë qumësht

Metoda e përgatitjes:

Në një fetë buke integrale vendosni copëzat e çokollatës të copëtuar imët dhe mjedrat. Lini anët pak boshë sepse gjatë thekjes çokollata do shkrijë e mos ju dali anash. Vendosni sipër një tjetër fetë buke dhe thekeni për nja 2 minuta në theksen e nxehur më parë. Ju bëftë mirë…/BotaSot/