Receta ushqimi

Përbërësit:

1.5 – 2 kg peshk

Kripë, piper

Vaj 4 – 5 lugë gjelle

2 – 3 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja:

Në fillim pastroni peshkun, lajeni dhe ziejeni me pak ujë, duke shtuar gradualisht qepët e pjekura mbi pllakën e sobës, kripë, piper dhe gjethe dafine.

Peshku kuptohet që ka zjerë kur tuli i shtyllës kurriozore shtypet lehtë me dorë dhe sytë dalin si toptha. Hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet në lëngun e vet.

Peshku hiqet nga lëngu, lihet të kullojë, pastrohet nga halat, copëtohet, përzihet me kripë, piper, lëng limoni, vihet në pjatë dhe sipër hidhet vaj ulliri./BotaSot/