Receta ushqimi

Perberesit per 4 persona:

2 dorëza majdanoz
1 lugë mustardë
2 lugë djathë i shkrirë
4 vezë të ziera
50 gr gjalp, vaj, kripë dhe piper i zi.

Gatimi:

Vezët e ziera dhe të qëruara i presim përgjysmë. I nxjerrim të verdhat dhe i vëmë në kullojsë mbi një enë të thellë. Pastaj, me lugë i shtypim të verdhat e vezës. Në enën me të verdhat e vezës e shtojmë mustardën dhe djathin e shkrirë. E grijmë majdanozin dhe e shtojmë në enë. Përziejmë me lugë, derisa të bashkohet masa.

Masën e fituar e vëmë në shiringë kuzhine. Me shiringë, me masën i mbushim gjysmat e vezëve. Pastaj, i vëmë në enë qeramike. Sipër gjysmave të vezës vëmë nga një copë gjalpë. Sipër grijmë piper të zi.

Enën e vëmë në furrë. Pjekim 5 minuta, në temperaturë prej 195 gradë. Pjatën për servirje e zbukurojmë me keçap. Në mes, të pjatës i servirim vezët e mbushura. E zbukurojmë me gjethe majdanozi./BotaSot/