Receta ushqimi

Përbërësit:
8 vezë,
8 lugë sheqer,
1kg dredhëza,
1 krem të rrahur dredhëzash.
Kremi:
1lit qumësht,
5 lugë miell,
6 lugë niseshte,
12 lugë sheqer,
2 sheqer vanilje,
1 margarinë e zbutur.

Udhëzimet:
Nxehet furra në 170 gradë C. Tunden 8 të bardhat e vezëve me 8 lugë sheqer në shkumë të qëndrueshme. Shtohet mielli lugë-lugë dhe përzihet me kujdes poshtë-lartë me lugë. Hidhet në kallëp për tortë të lyer me yndyrë dhe të përmirllur ose të shtruar me letër. Futet në furrë të nxehtë për t’u pjekur për afro 40 minuta. Mirë është të qëndrojë në furrë gjersa të ftohet. Pritet horizontalisht në tri pjesë. Në pjatë për tortë vendoset njëra kore.

Lyhet me krem, mbi palosen dredhëzat e prera përgjysmë, e mbi dredhëza hedhet kremi. Njëlloj veprohet edhe me koret tjera. Mbi zbukurohet me krem të rrahur dredhëzash, ose me sheqer pluhur.

ërgatitja e kremit:
Vlohet 3/4 e litrit të qumështit, kurse me pjesën tjetër të qumështit ulet mielli, niseshtja dhe sheqeri. Kjo masë derdhet në qumësht të nxehtë, duke e përzier vazhdimisht me lugë ose mikser gjersa të trashet. Shtohet sheqeri vanilje, mbulohet me pecetë të lagur që të mos krijojë kore, përzihet kohë pas kohe. Margarina e zbutur tundet me mikser, pastaj shtohet në masën e kremit të ftohur. Tundet gjersa të fitohet një krem i njëllojtë.

Torta mund të përgatitet edhe me kore të gatshme, por koret e përgatitura në shtëpi kanë një shije të veçantë.