Këshilla për moshën 45 +

1. Pemë, perime dhe drithëra

Konsumimi i sasive të larta të pemëve, perimeve dhe drithërave të plota, është një veprim me dobi të shumëfishta shëndetësore. Ato përmbajnë lëndë ushqyese me natyrë bimore të cilat ndihmojnë në parandalimin e paraqitjes së kancerit. Ushqimi duhet të jetë i llojllojshëm, ashtu që ju të merrni të gjithë nutricientët e nevojshëm, por duhet të dominohet nga këto përbërës.

1.	Pemë, perime dhe drithëra

2. Sa më pak alkool

Për të ndihmuar organizmin të qëndrojë larg të gjitha llojeve të kancerit, konsumoni sa më pak alkool. Gratë nuk duhet të pini më shumë se një pije alkoolike në ditë, ndërsa meshkujt jo më shumë se dy.

2.	Sa më pak alkool

3. Ndërprisni duhanin

Duhani është një prej shkaktarëve kryesorë të paraqitjes së kancerit të mushkërive. Por, ai është një faktor nxitës edhe për shfaqjen e llojeve të tjera të kancerit, pa përmendur dëmet tjera, përfshirë ato kardiovaskulare.

3.	Ndërprisni duhanin

4. Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik është një faktor tjetër i kontrollueshëm që mund t’u ndihmojë të mbani larg llojet e ndryshme të kancerit. Ekspertët këshillojnë së paku 30 minuta në ditë, shumicën e ditëve të javës.

4.	Aktiviteti fizik

5. Pesha trupore

Ruajtja normale e peshës trupore ka një varg dobish shëndetësore, përfshirë edhe mbrojtjen nga kanceri. Andaj, nëse jeni të mbipeshë, mbani një dietë të shëndetshme për të rikthyer formën e duhur dhe për të minimizuar gjasat e prekjes nga kjo sëmundje vdekjeprurëse. /Mjeku.Net/

5.	Pesha trupore