Bukuri

Këtu do të informoheni për vitaminat që mbajnë flokun të shëndetshëm dhe plot volum.

Vitamina A

Ky proces fillon kur ju konsumoni ushqime të cilat përmbajnë vitamina dhe aminoacide që ushqejnë rrënjën e flokëve, nga ku fillon dhe rritja e shëndetshme. Filloni të konsumoni më shumë spinaq, brokoli, mango, patate të ëmbla, dhe shalqi.

Vitamina A

Vitamina B

Vitamina B shfaqet në forma të ndryshme si: B2, B6, B12 ose acid folik (B9). Që të gjitha këto vitamina luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e flokëve pasi ushqejnë lëkurën e kokës dhe rrënjët e flokëve që në fazat fillestare. Ju mund të merrni më shumë vitamina të tilla përmes tabletave “B Kompleks” ose nëpërmjet ushqimit të detit si karkaleca apo peshkut salmon.

Vitamina B

Vitamina C

Tashmë e dini që vitamina C, e cila në sasi të mëdha gjendet në agrume, ka ndikim të madh në rritjen e sistemit tuaj imun. Por ajo gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në kontrollimin e sasisë së yndyrës që prodhon lëkura juaj duke vepruar si një maskë natyrore. Ky hidratim natyror ndikon në procesin e rritjes të shpejtë të flokëve tuaj sepse ndalon rënien dhe dehidratimin e tyre.

Vitamina C