Bukuri

Arrat

Frutat arrore janë një ushqim shumë i mirë kundër plakjes. Ato kanë përqindje të lartë të vitaminës E dhe ndihmojnë që lëkura të jetë e butë. Por mbani mend se duhet të hani në sasi të paktë, pasi ato janë të pasura me kalori.

arraaa

Proteinat

Për të pasur thonj të fortë, flokë të trasha dhe kocka të fortë ju duhen proteinat. Proteinat i gjeni tek mishi (preferoni mishin e pulës), te fasulet dhe te peshku ton, mes shumë ushqimeve tjera.

Proteinat

Vitamina B

Ushqimet e pasura me vitaminë B i bëjnë flokët tuaj të ndritshëm. Të pasura me këto vitamina janë vezët, qumështi, perimet jeshile, qepa dhe kastraveci

Vitamina B

Peshku

Të hash peshk, si salmon, do të thotë që ju keni marrë sasi të duhura të acideve yndyrore omega 3, të cilat ndihmojnë në hidratimin dhe ushqimin e lëkurës, mes shumë dobive të tjera shëndetësore.

Peshku

Hekuri

Hekuri, i shoqëruar me vitaminë C, është shumë i dobishëm për t’i dhënë gjallëri dhe për të larguar zbehjen nga lëkura juaj. Kjo largon edhe rrethin e zi në sytë tuaj. Mishi i kuq, e verdha e vezës dhe spinaqi janë disa prej ushqimeve të pasura me hekur.

Uji

Pini sa të mundni ujë. Uji ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe ndihmon në freskinë e lëkurës.

Domatet

Domatet përmbajnë antioksidantë, beta-karotin dhe vitaminë C. Hajeni domaten sa më shumë dhe ju do t’i merrni këta antioksidantë. E mira është që domatja të shoqërohet me pak vaj ulliri.

Domatet