Humb peshën

Stërvituni

Kur stërviteni në intervale (stërviteni vrullshëm, pushoni, sërish stërviteni vrullshëm), ju i jepni aktivitetit tuaj fizik shpërthime të menjëhershme në intensitet. Studimi, i publikuar në Journal of Applied Physiology, ka gjetur se pas një stërvitje në intervale sasia e yndyrave të djegura në një orë gjatë ushtrimeve të lehta është shtuar për 36 për qind. Këto shpërthime në ushtrimet me intensitet të lartë djegin më shumë yndyrë se sa ushtrimet e vazhdueshme me ritëm të lehtë. Për ta ndryshuar trupin, ju duhet ta shkundni atë.

Stërvituni në intervale

Gjeni ritmin

Stresi mund të jetë një kontribues i madh i belit të gjerë. Një studim i universitetit të Kalifornisë ka lidhur kortizolin, hormonin e stresit që nxit apetitit dhe inkurajon grumbullimin e yndyrës rreth belit, me stresin emocional dhe rrethues. Mënyra më e mirë për të luftuar kortizolin është ta pakësoni stresin në jetën tuaj. Gjeni një aktivitet që ju kënaq dhe i cili ul nivelet e stresit tuaj. Disa aktivitete janë dëshmuar se reduktojnë stresin janë joga, ose ecjet e gjata me miq të mirë.

Gjeni ritmin e brendshëm

Bëhuni sportiv

Sfidoni trupin tuaj duke provuar sporte të reja ose orë stërvitore. Edhe nëse ju jeni një vrapues i dedikuar, një aktiviteti i ri sigurisht se do të ndihmojë forcimin e muskujve tuaj në një mënyrë të re dhe do të “shkundë” trupin tuaj për t’u aktivizuar më shumë.

Thyejeni rutinën, bëhuni sportiv

Flini mjaftueshëm

E mbani mend kortizolin? Edhe mungesa e gjumit shton nivelet e këtij hormoni. Kërkuesit nga Universiteti i Chicagos thonë se mungesa e gjumit po ashtu shton nivelet e insulinës dhe e bën më të vështirë përpunimin e karbohidrateve gjatë ditës. Gjumi është koha juaj për të rimbushur bateritë të cilat mbajnë metabolizmin tuaj aktiv. Flini së paku gjashtë orë gjatë natës për t’u zgjuar të freskët dhe të gatshëm në mëngjes. /MjekuNet/

Flini mjaftueshëm