Këshilla për moshën 45 +

Njoftohuni me ushqimet që jo vetëm iu bëjnë të ndiheni më të ri, por edhe të dukeni ashtu.

Vaji i ullirit

Katër dekada më parë, një studim i realizuar në shtatë shtete, tregoi se vaji i ullirit është përgjegjësi për rastet e pakta të sëmundjeve të zemrës dhe të kancerit në ishullin grek të Kretës. Tani, ne dimë se vaji i ullirit përmban polifenol, një antioksidues të fortë që parandalon sëmundje të ndryshme në moshë të madhe.

Vaji i ullirit

Boronicat

Gjatë një studimi të gjerë të publikuar në vitin 1999, u nxor në dritë fakti se minjtë e ushqyer për një periudhë kohe me boronica, jetuan më gjatë se të tjerët, një kohë që ishte ekuivalente me 10 vite njerëzore. Përbërësit e boronicës ulin oksidimin e dëmshëm dhe përmirësojnë deficitet që në memorie.

Boronicat

Peshku

Tridhjetë vjet më parë filluan studimet rreth numrit të vogël të rasteve me sëmundje të zemrës te inuitët, banorë të lindur të Alaskës. Arsyeja ishte e thjeshtë: Konsumimi i madh i peshkut. Te peshku gjendet me sasi të bollshme acidi yndyror omega-3, që ndihmon në uljet e dëmeve që sjell kolesteroli në arterie dhe mbron zemrën nga ritmet anormale.

Peshku

Kosi

Në vitet 1970, ish-Republika Sovjetike e Gjeorgjisë mburrej me faktin se kishte më shumë 100-vjeçarë për frymë të populltës se në çdo rajon tjetër të botës. Koha nxori në dritë sekretin: Konsumimi i madh i kosit. Kosi është i pasur me kalcium dhe me “baktere të mira”, që ulin rrezikun e ostoperozës dhe të sëmundjeve në moshën e tretë.

Kosi

Bajamet

Studimet e bëra nga “Ithtarët e Ditës së Shtatë”, një sekt fetar që predikon edhe jetën e shëndetshme dhe dietat vegjetariane, tregojnë se ata që konsumojnë rregullisht bajame, lajthi apo arra, përfitojnë 2.5 vjet jetë më shumë sesa ajo që do të jetonin nëse nuk do të ushqeheshin me to. Sekreti? Numri i lartë i vitaminave dhe mineraleve te këto ushqime

Bajamet