Këshilla për fëmijët

Informohuni për përbërësit e rëndësishëm që ndihmojnë në mbajtjen e shëndetit të fëmijëve.

Vitamina A

Pse fëmijët kanë nevojë për të? Vitamina A është çelësi për të shikuar të mirë të fëmijëve, veçanërisht për shikuarit me ngjyra dhe gjatë natës. Ajo po ashtu i jep sistemit imun të fëmijës një shtytje për të luftuar infeksionet. Ku gjendet? Mbushni pjatat e fëmijëve me karota dhe ndonjë perime dhe pemë tjetër të portokalltë – si pjepër dhe patate të ëmbla – dhe mbushni gotat e tyre me qumësht të pasur me vitamina.

Vitamina A

Vitaminat e grupit B

Pse fëmijët kanë nevojë për to? Fëmijët kanë nevojë për vitaminat B (ose B kompleks) – që përfshin timinën (B1), riboflavinën (B2), niacinën (B3), acidin pantotenik (B5), piridoksinën (B6), biotinën (B7) acidin folik (B9) dhe kobalaminën (B12) – për të prodhuar dhe shfrytëzuar energjinë. Pa vitaminat e grupit B, fëmijët mund të fitojnë anemi. Ku gjenden? Ju mund t’i gjeni vitaminat B po thuajse në çdo grup ushqimesh. Drithërat e plota, peshku, mishi i pulës, mishi i kuq, perimet gjethe-gjelbra, dhe produkte te qumështit, janë të mbushura me to.

Vitaminat e grupit B

Vitamina D

Pse fëmijët kanë nevojë për të? Për të ndërtuar eshtra dhe dhëmbë të fuqishëm, fëmijët kanë nevojë çdo ditë për vitaminën D. Vitamina D ndihmon përthithjen e kalciumit, i cili është pjesë ndërtuese e eshtrave. Ku gjendet? Lëkura e prodhon vetë vitaminën D kur ajo bie në kontakt me rrezet e diellit. Por për shkak se rrezet ultravjollcë, të cilat nxisin prodhimin e vitaminës D po ashtu mund të shkaktojnë kancer, duhet të bëni kujdes nga kjo mënyrë e marrjes së vitaminës D. Në vend të saj, shtoni qumësht të pasur me vitamina, cereale, tuna ose vezë në dietën e fëmijëve.

Vitamina D

Kalciumi

Pse fëmijët kanë nevojë për të? Fëmijët kanë nevojë për kalcium për të ndërtuar eshtra dhe dhëmbë të forta. Mungesa e kalciumit mund të rrisë gjasat për t’u prekur nga probleme të eshtrave më vonë gjatë jetës. Ku gjendet? Produktet e qumështit janë burimi më i mirë i kalciumit. Disa gota qumësht me pak yndyrë dhe një gotë kos në ditë, u mjaftojnë fëmijëve për të ndërtuar eshtra të fuqishme dhe të shëndetshme.

Kalciumi

Hekuri

Pse fëmijët kanë nevojë për të? Hekuri nuk është vetëm për të bërë stërvitje dhe pompa në palestër. Ai po ashtu ndihmon në pompimin e gjakut në organizëm. Hekuri është pjesë e qelizave të kuqe të cilat bartin oksigjenin kudo në organizëm. Ku gjendet? Konsumoni më shumë mish pa dhjamë, ose ofroni fëmijëve ushqime të pasura me hekur, si fasule, perime gjethe-gjelbra dhe cereale të pasuruar me hekur.

Magnezi

Pse fëmijët kanë nevojë për të? Magnezi është një prej atyre blloqeve ndërtuese në qelizat e organizmit, dhe është i rëndësishëm për prodhimin e energjisë. Një dietë e pasur me magnez po ashtu do t’i mundësojë zemrës së fëmijës tuaj të pompojë më fuqishëm në moshë madhore. Ku gjendet? Cerealet me përbërje krundesh, orizi i zi, tofu, fasulet, bajamet dhe frutat tjera arrore, janë burime të pasura të magnezit.