Humb peshën

Mbushni një pjatë të madhe me drithëra…

Shumicën e kohës, thuhet se duhet të hamë më pak, por sipas një studimi të Penn State University, nëse hamë vetëm drithëra për mëngjes, atëherë, duhet të jetë një sasi më e madhe. Studimi tregon se nëse sasia e drithërave është më e madhe, ndihmon në humbjen e kalorive, më shumë se një sasi e vogël.

1. Mbushni një pjatë të madhe me drithëra…

Bëni përzgjedhje më të mirë të ushqimit

Sipas Universitetit të Cornell, ne zgjedhim ushqimin e parë që e shohim në meny të restorantit, apo në frigorifer. Në një anketë të bërë, 86% kanë zgjedhur frutat kur u janë ofruar së pari, kurse 55% kanë zgjedhur kur i është ofruar në fund.

3. Bëni përzgjedhje më të mirë të ushqimit

Hani ushqime më të forta

Të rriturit janë më shumë të prirë, të hanë ushqime të buta, në krahasim me ato të forta, ka zbuluar një hulumtim i Universitetit të Floridës. Mirëpo nëse hamë ushqime të forta, trupi ynë gjatë përtypjes shpenzon rreth 50 kalori, që në baza javore është mbi gjysmë kilogrami.

6. Hani ushqime më të forta

Qëndroni në humor të mirë

Hulumtuesit në Institutin e Delawere, kanë ardhur në përfundim se personat që janë të disponuar kanë më shumë mundësi që të zgjedhin ushqimin e shëndetshëm, ndërsa ata që nuk janë në disponim nuk zgjedhin fare.

7. Qëndroni në humor të mirë

Bëhuni të vëmendshëm edhe me ushqimet e shëndetshme

Një studim i ri, tregon se pothuajse të gjithë të rriturit, sapo e shohin mbishkrimin ‘e shëndetshme’ më nuk e lexojnë përmbajtjen e ushqimit. Kjo nuk do të thotë se gjithmonë këto ushqime janë të shëndetshme dhe nuk bënë të zgjidhet porcioni më i madh.

8. Bëhuni të vëmendshëm edhe me ushqimet e shëndetshme

Kujdesuni që të hani perime bishtajore

Studimi i Universitetit të Luizianës, tregon se personat që hanë perime bishtajore, kanë për dy numra rrobat më të vogla, se sa ata që nuk hanë. Mundësi që të vujanë nga mbipesha, kanë për 53% më shumë, personat që nuk përdorin perime bishtajore.

11.Kujdesuni që të hani perime bishtajore

Vëni mëlmesa në ushqim

Studiuesit në Universitetin e Kolorados, kanë vërtetuar se nëse shtoni mëlmesa si organo, hudhra, qepa apo speca djegës ju mund të zëvendësoni ushqimet me yndyrë, me ushqime të shëndetshme dhe të keni të njëjtën shije. Kështu ju mund të hani një pjatë që ka 295 kalori, në krahasim me origjinalin që ka 610 kalori, duke e kursyer kështu vetën nga 215 kalori më shumë.

16. Vëni mëlmesa në ushqim

Mos hani si të tjerët – përpos nëse është e shëndetshme

Universiteti i Liverpulit, ka ardhur në përfundim se ne jemi të prirë të zgjedhim ushqimin e njëjtë, sikur shoqëruesit tanë. Fat i mirë nëse kemi dikë që ushqehet shëndetshëm, por nuk ndodhë e njëjta me ata që zgjedhin ushqime me shumë kalori.

17. Mos hani si të tjerët – përpos nëse është e shëndetshme