Gabimet që duhet shmangur pasi që keni shtuar peshë
Stërvitjet fizike janë të rëndësishme
Kur shëndosheni bëni gabime që ndikojnë negativisht në gjendjen tuaj shpirtërore, por edhe në përpjekjen për t’u kthyer sërish në formë të mirë trupore. Nëse silueta nuk është më ajo e mëparshmja dhe ju filloni të shihni të frikësuar kilogramët që akumulohen, mos u dëshpëroni, por ndiqni një dietë të balancuar dhe korrekte për të humbur peshë. Mos e harroni rëndësinë e ushtrimeve fizike për të tonifikuar muskujt dhe për të pasur një trup të fortë dhe elegant. Ndërkohë ndiqni me korrektësi rregullat e dietës për të mos bërë gabime.
Klikoni shigjetat djathtas për të mësuar gabimet që nuk duhet të bëni kur të filloni të shëndosheni.
Mos u peshoni çdo “pesë minuta”
Nëse keni vendosur që të ndiqni një dietë për të humbur peshën e akumuluar nuk është rasti që të peshoheni çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje. Me siguri që ju nuk do t’i humbni kilogramët e tepërt për një ditë, dhe peshimi i vazhdueshëm nuk do t’ju bëjë gjë tjetër veçse do t’ju ulë vetëbesimin dhe do t’ju bëjë më nervozë. Ndiqni të gjitha këshillat e dietologut dhe mos nxitoni gjatë vakteve: në këtë mënyrë do t’ia dilni që të humbni peshë edhe pa përdorur peshoren çdo ditë.
Mos blini xhinse të reja
Kur xhinset tuaja të preferuara nuk ju mbyllen më mos “vraponi” menjëherë nëpër dyqane për të blerë një palë të reja. Nëse do t’i mbani në dollap mund t’ju ndihmojnë që të arrini objektivin tuaj, sepse çdo herë që do të zgjidhni veshjen tuaj të radhës do të kujtoheni se ato xhinset në fund të raftit janë shumë të ngushta dhe është e nevojshme të dobësoheni për t’i veshur sërish.