Këshilla Shëndetësore

Mjekësia tradicionale kineze ka dokumentar prej kohësh përfitimet shëndetësore nga mjetet e ndryshme natyrore. Disa  nga metodat më të famshme kineze kanë gjetur përdorim edhe në mjekësinë moderne dhe perendimore dhe janë vërtetuar shkencëtarisht si shumë efektive.

Përfitimet shëndetësore të akupunkturës kanë kohë që janë studiuar dhe pranuar, por pak njerëz e dinë se përfitimet e akupunkturës mund të merren edhe pa përdorimin e gjilpërave! Në fakt, efektet e njejta mund të mirren edhe me anë të metodes “Acupressure”.

Acupressure është një metodë për shërimin e dhimbjeve duke prekur në pjesë të caktuara trupin. Njëra ndër këto pika është edhe pika e njohur me emrin “SP6” dhe prekja apo masazhimi i kësaj pike ndikon në largimin e stresit dhe ankthit.
Trajtimi në këtë pikë  ndihmon edhe për :
– eleminimin e fryerjeve të barkut
– përmirësimin e tretjes
– eleminimin e problemeve urinare
– largon dhimbjet mensturale
– përmirëson funksionimin e shpretkës
– përmirëson funksionimin e veshkave
– mënjanimin e pagjumësinë etj.

 

Pika  “SP6”,  saktësisht gjendet  katër gishta mbi kyçin tuaj të pjesës së brendshme të këmbës.

Për masazhim, shtypni gishtin tuaj mbi këtë pikë dhe bëni lëvizje rrethore për rreth 6 sekonda dhe pastaj pauzoni për 2 sekonda të tjerë.  Përsëriteni këtë teknikë për 5 minuta.

Përdoreni këtë metodë çdo natë para se të shkoni në shtrat për të fjetur.

 

Vërejtje: Kjo metodë nuk mund të përdoret në shtatëzani.