Dita Botërore e Veshkave – në Qendrën e Telemjekësisë në QKUK mbahet seminarë me ligjërues nga Turqia dhe Kosova
Dita Botërore e Veshkave organizohet çdo vit, të enjten e dytë të muajit Mars, dhe ka për mision të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e veshkave dhe shëndetin në përgjithësi, si dhe të reduktojë shpeshtësinë dhe ndikimin e sëmundjeve të veshkave dhe problemeve shëndetësore të lidhura me to në mbarë botën.
Me këtë rast, sot në Prishtinë me fillim nga ora 13:00, në Qendrën e Telemjekësisë në QKUK do të mbahet një seminarë ku do të ligjërojnë mjekë të famshëm nga Turqia dhe Kosova.
Ligjërues në këtë seminarë do të jenë:
- Burak Kocak – Turqi
- Ymer Elezi – Kosove
- Ibrahim Rrudhani – Kosove
- Livanda Spahiu – Kosove
- Mimoza Bërbatovci-Ukimeraj – Kosove
Në organizim pjesmarrës janë edhe përfaqësues nga spitali “Memorial”, “Roche”, “Berlin-Chemie” përfaqësues nga “Së Pari Shëndeti” dhe “OlainFarm”.