Aktualitete

Sot do të shënohet Dita Botërore e Veshkës me ç’rast Shoqata e Nefrologëve të Kosovës do të organizoj një varg manifestimesh me qëllim të vetëdijësimit dhe senzibilizimit të qytetarëve lidhur me sëmundjet e veshkave.

Në ditën e shënimit të kësaj date, në orën 8:30 në shkollën fillore “Naim Frashëri” do të hapet një ekspozitë me punimet e nxënësve të kësaj shkolle, duke prezantuar njohuritë e tyre për veshkat. Gjithashtu do të zhvillohet një kuiz duke testuar njohuritë e nxënësve mbi veshkat.

Në orën 10:00 në sheshin “Nëna Terezë” do të vendoset tenda ku qytetarëve do t’u bëhet matja e tensionit arterial, glikemia, do të shpërndahet broshura me disa udhëzime se si t’i mbrojmë veshkat si dhe do të zhvillohet kuizi me qytetarët e rastit.

Në orën 13:00 në QKUK- sallën e Telemjekësisë do të mbahet një seminar shkencor ku do të prezantohen disa ligjerata mjaft interesante nga ligjerues nga Turqia dhe Kosova