Humb peshën

 

Humbja e mbipeshës është një proces i vështrië dhe stresues. Mënyrat më të shpeshta për largimin e kilogramëve të tepërt janë përmes ushtrimeve dhe dietave. Sidoqoftë, rezultatet e tyre shpeshëherë lënë shumë për të dëshiruar.

Në mënyrë që procesi i humbjes së mbipeshës të jetë më i lehtë, disa dietologë të njohur kanë prezentuar 4 këshilla të cilat mund të ju ndihmojnë edhe juve:

  • Shmangni dietat radikale
    Këto dieta shkaktojnë vetëm dehidrim dhe nuk e eleminojnë dhjamin.
  • Shmangni ujin me gaz
    Mos pini pije të gazuara. Në vend të tyre provoni të pini ujë natyral ose qumësht me pak yndyrë.
  •  Lëvizni
    Lëvizja do të thotë të djegësh kaloritë e tepërta. Dietologët rekomandojnë që të paktën 30 minuta në ditë të bëhen ushtrime fizike apo ecje.
  • Shmangni ngopjen
    Ngopja me ushqim është një sinjal se ju e keni tepruar me ushqim. Prandaj, provoni që gjithmonë të ngriteni nga tavolina pa e ngrënë tërë racionin e pjatës.