Sëmundjet me shkronjën: T, Th

Çfarë është hipertiroidizmi?

Hipertiroidizmi është një gjendje kur gjëndra juaj tiroide prodhon sasi të mëdha të hormonit tiroid. Tiroidja është një gjëndër e vendosur përpara qafës tuaj (shihni foton). Kjo prodhon hormonin tiroid që kontrollon metabolizmin, e që nënkupton shndërrimin e ushqimit në energji. Kjo po ashtu ndikon në zemër, muskuj, eshtra dhe kolesterol.

Nëse keni shumë hormon tiroid, kjo mund të bëjë që gjërat në organizmin tuaj të funksionojnë më shpejt. Ju mund të humbi peshë shpejt, të keni rrahje të shpejta të zemrës, të djersiteni shumë, ose të ndjeheni nervoz ose në humor të keq. Ose ju mund të mos keni simptoma aspak. Derisa mjeku bën teste për ndonjë sëmundje tjetër, ai mund të zbulojë se ju keni hipertiroidizmin.

Hipertiroizimi mjekohet me lehtësi. Falë trajtimit, ju mund të bëni një jetë të shëndetshme. Pa trajtim, hipertiroidizmi mund të çojë në probleme serioze të zemrës, eshtrave dhe një sëmundje të rëndë të quajtur stuhia tiroide.

Çfarë e shkakton hipertiroidizmin?

Rastet më të shpeshta të hipertiroidizmit i shkakton sëmundja e Graves-it. Te sëmundja e Graves sistemi imun (sistemi natyral i mbrojtjes) e sulmon gjëndrën tiroide. Tiroidja lufton ndaj saj duke krijuar sasi më të mëdha të hormonit tiroid. Si shumë probleme të tiroides edhe hipertiroidizmi përcillet nëpër familje.

Ndonjëherë hipertiroidizmi mund të shkaktohet nga ënjtja e tiroides ose rritje të vogla në tiroide të quajtura nodulat tiroide (nyjëzat tiroide).

Në këtë artikull diskutohet hipertiroidizmi i shkaktuar nga sëmundja Graves.

Cila janë simptomat?

Ju mund të mos keni simptoma aspak. Ose ju:

  • Ju mund të ndjeheni nervoz, në humor të keq, të dobët ose të lodhur
  • Duart tuaja mund të dridhen, zemra juaj mund të rrahë më shpejt, ose ju mund të keni probleme me frymëmarrjen.
  • Ju mund të djersiteni ose të keni lëkurë të nxehtë, skuqur dhe që kruhet.
  • Lëvizjet e zorrëve mund të jenë më shumë se zakonisht.
  • Flokët tuaja mund të jenë të dobëta, të buta dhe që bien.
  • Ju mund të humbni peshë edhe pse hani njëjtë ose më shumë se zakonisht.

Nëse keni ndonjë prej këtyre simptomave, telefononi mjekun tuaj. Pa mjekim, hipertiroidizmi mund të sjellë probleme të zemrës, eshtrave dhe stuhinë tiroide.