Sëmundjet me shkronjën: S, Sh

Dhimbja e shpinës mund të jetë nga një dhimbje e lehtë, e vazhdueshme, deri te një dhimbje e shpejtë, e fuqishme e cila vështirë largohet. Ajo mund të fillojë shpejt nëse ju shtriheni ose ngrini diçka shumë të rëndë, ose mund të përkeqësohet ngadalë

Kush preket nga dhimbja e shpinës?

Çdokush mund të preket nga dhimbja e shpinës, por ka disa gjëra të cilat shkojnë rrezikun që ju prekeni nga ky problem. Në grupin e faktorëve të rrezikut bëjnë pjesë:

  • Plakja – Dhimbja e shpinës është më e shpeshtë me kalimin e moshës. Ju mund të keni dhimbje shpine për të parën herë kur të jeni 30 ose 40-vjeçar.
  • Angazhimi i paktë fizik – Dhimbj ae shpinës zakonisht është më e shpejtë te njerëzit të cilët nuk janë aktiv.
  • Të qenit i mbipeshë – Ushqimi i pasur në kalori dhe yndyra mund t’ju bëjnë juve të shtoni peshë. Pesha e tepërt mund të bëjë presion në shtpinë dhe shkaktojë dhimbje
  • Trashëgimia – Disa raste të dhimbjes së shpinës, si spondiliti ankilotik, një formë e artitit që prek shpinën, mund të keni edhe natyrë gjenetike.
  • Sëmundje të tjera – Disa lloje të artritit dhe kancerit mund të shkaktojnë dhimbje shpine.
  • Puna që bëni – Nëse ju duhet të ngrini pesha të mëdha, të shtyni, ose tërhiqni duke shfrytëzuar shpinën tuaj, ju mund të prekeni nga dhimbja e shpinës. Nëse punoni në tavolinë gjithë kohën dhe nuk ngriheni të qëndroni ca kohë në këmbë, ju po ashtu mund të keni dhimbje shpine.
  • Pirja e duhanit – Trupi juaj mund të mos jetë në gjendje të sigurojë mjaft përbërës ushqimore në disqet e shpinës tuaj nëse ju pini duhan. Kolla e duhanxhinjve po ashtu mund të shkaktojë dhimbje shpine. Njerëzit të cilët pinë duhan kanë vështirësi të shërohen, andaj dhimbja e shinës mund të zgjatë më shumë.
  • Raca – Raca është një faktor tjetër që mund ët ndikojë në paraqitjen e dhimbjeve të shpinës. Për shembull, femrat e zeza janë tre herë më të prira të kenë probleme me shpinën se femrat e bardha.

Kur duhet ta vizitoni mjekun për dhimbje?

Ju duhet ta vizitoni mjekun nëse keni ndonjërën prej simptomave të mëposhtme:

– Mpirje ose therje në shpinë
– Dhimbje të ashpra të cilat nuk lehtësohen as nëse pushoni
– Dhimbje pas rënies ose ndonjë lëndimi
– Dhimbje dhe ndonjërin prej këtyre problemeve:

  • Probleme me urinimin
  • Ligështi
  • Mpirje të këmbëve
  • Temperaturë
  • Humbje peshe kur nuk jeni në dietë.