Sëmundjet me shkronjën: S, Sh

Çfarë është stenoza spinale?

Shtylla kurrizore (në latinisht spina) , një “zinxhir” i përbërë prej 26 kockave në shpinën tuaj, ju lejon juve të qëndroni në këmbë dhe të përkuleni. Shtylla kurrizore po ashtu mbron palcën kurrizore të mos lëndohet. Te njerëzit me stenozë spinale (stenozë e shtyllës kurrizore), shtylla kurrizore është e ngushtuar në një ose më shumë se tre vende:

  • Hapësirën në qendër të shpinës
  • Kanalet ku nervat dalin nga shpina
  • Hapësirën në mes të unazave (eshtrave të shpinës).

Ky ngushtim bën presion në palcën kurrizore dhe nervat dhe mund të shkaktojë dhimbje.

Cilat janë simptomat e stenozës spinale?

Stenoza spinale mund të mos shfaqë asnjë simptomë, ose ato mund të paraqiten ngadalë dhe të përkeqësohen me kalimin e kohës. Shenjat e stenozës spinale përfshijnë:

  • Dhimbje në qafë ose shpinë
  • Mpirje, dobësi, ngërçe, ose dhimbje në krahë ose këmbë.
  • Dhimbja që zbret poshtë nëpër këmbë
  • Probleme me shputat.

Një lloj i stenozës spinale, i quajtur sindromi cauda equine, është shumë serioze. Ky lloj ndodh kur ka presion në nervat në pjesën e poshtme të shpinës.

Simptomat mund të përfshijnë edhe:

– Humbje të kontrollit të zorrëve ose fshikëzës urinare
– Probleme për të bërë seks
– Dhimbje, ligështi (molisje), ose humbje e ndjenjave në një ose të dyja këmbët.

Nëse keni ndonjëherë prej këtyre simptomave, ju menjëherë duhet ta kontaktoni mjekun.