Sëmundjet me shkronjën: R, Rr

Me ndihmën e gravitetit, një valvul muskulor i quajtur sfinkteri i poshtëm ezofageal e mban acidin (thartirën) brenda në lukth. Ky sfinkter gjendet në vendin ku ezofagu takohet me lukthin. Normalisht hapet për kalimin e ushqimit në lukth ose për të lejuar gromësimën; pastaj mbyllet përsëri. Por, nëse sfinkteri hapet shumë shpesh ose nuk mbyllet mirë, acidi i lukthit mund të bëjë refluks (të shkojë lartë), ose të depërtojë në ezofag dhe të shkaktojë ndjenjën e djegies.

Djegësira e herëpashershme nuk është e rrezikshme, por urthi kronik ose sëmundja e refleksit gastroezofageal nganjëherë mund të çojë deri te probleme tjera serioze.

Sëmundja e refluksit gastroezofageal

Nëse simptomat e refluksit acidik përsëriten më shumë se dy herë në javë, atëherë keni sëmundje të refluksit e njohur si GERD – sëmundja e refluksit gastroezofageal.

Një shkaktar i shpeshtë i GERD është anomalia e quajtur hernia hiatale. Kjo ndodh kur pjesa e sipërme e lukthi dhe sfinkteri lëvizin mbi diafragmë (muskuli që ndan barkun nga kafazi i kraharorit). Normalisht, diafragma ndihmon në mbajtjen e acidit në lukth. Mirëpo, nëse keni herni hiatale, acidi mund të kalojë lartë në ezofag dhe të shkaktojë simptomat e sëmundjes së refluksit acidik.

Faktorët tjerë të rrezikut për GERD janë:

  • Konsumim i sasive të mëdha të ushqimit ose shtrirja menjëherë pasi të keni ngrënë ushqim
  • Mbipesha
  • Shtrirja në shpinë ose përkulja pas konsumimit të sasisë së madhe të ushqimit
  • Ngrënia përpara gjumit
  • Konsumimi i ushqimeve të caktuara, si agrumet, domatet, çokollata, mente, hudhra, qepa, ushqimet djegëse ose yndyrore
  • Pijet, si alkooli, lëngjet e gazuara, kafja ose çaji
  • Duhanpirja
  • Shtatzënia
  • Barnat, si aspirina, ibuprofeni, relaksuesit muskulorë, barnat për shtypjen e gjakut.
  • Simptomat e refluksit acidikRefluksi gastroezofagealshfaqet përmes disa simptomave (shenjave) dy prej të cilave janë simptomat më të shpeshta dhe të zakonshme, ndërsa të tjerat janë më të rralla dhe jo gjithnjë të pranishme.Simptomat e shpeshta:
    • Djegësira: Dhimbje djegëse ose siklet që mund të lëvizë nga lukthi drejt abdomenit ose gjoksit, ose deri lartë në fyt
    • Regurgitimi: Ndjenjë e hidhur e acidit që vjen mbrapa në fyt ose në gojë.

    Simptomat tjera:

    • Fryrje
    • Jashtëqitje me gjak ose njolla të zeza, apo vjellje me gjak
    • Gromësimë
    • Disfagi (ngushtim i ezofagut që krijon ndjesi se ushqimi ju ka mbetur në fyt)
    • Lemzë që nuk largohet
    • Nauze (mundim në lukth)
    • Humbje në peshë për arsye të panjohura
    • Gulçitje gjatë frymëmarrjes, kollë e thatë, ngjirje e zërit ose dhimbje kronike e fytit.