Sëmundjet me shkronjën: O

Otitet kanë dhimbje të forta dhe janë të shpeshta tek fëmijët. Ato prekin si fëmijët ashtu dhe të rriturit, të cilët duhet ti kushtojnë kujdes pasi mund të sjellin shurdhim dhe humbjen e dëgjimit.

Ndërtimi i veshit

Veshi është i përbërë nga disa pjesë: veshi i jashtëm, veshi i mesëm dhe veshi i brendshëm. Veshi i jashtëm përfshin llapën dhe gropën e veshit deri në timpan. Veshi i mesëm përmban timpanin dhe zgavrën e tij, ndërsa veshi i brendshëm përmban zgavrën e timpanit që është vendosur pas tij dhe që përfshin afërsinë me kockën temporale. Ai na lejon perceptimin e tingujve.

Veshi i mesëm komunikon me nazo-farinksin (pjesën e prapme të gojës dhe të hundës) në sajë të një kanali që quhet “tubi i Eustakit”. Ky kanal është edhe arsyeja se pse otiti shfaqet shpesh pas ndonjë infeksioni te rinofarinksit, si rezultat i përhapjes së mikrobeve. Dallojmë dy lloj otitesh: të jashtëm dhe të brendshëm.

Otitet e jashtme

Otiti i jashtëm shprehet përmes një dhimbje të fortë në nivelin e veshit të jashtëm, i cili zakonisht është i skuqur dhe dhimbja ndihet në kanalin e dëgjimit. Personi ka një ndjesi djegëse dhe dhimbja është e vazhdueshme. Otitet e jashtme ndihmohen nga përdorimi i krueseve të përbashkëta të veshit ose nga pishinat.

Trajtimi mjekësor qëndron në përdorimin e anti-inflamatorëve, antibiotikëve, pra në formë pikash apo antibiotikë të marrë në mënyrë të zakonshme.

Nëse dhimbjet janë shumë të forta, mund të futet në kanalin e veshit një pambuk me alkool, i cili duhet ndërruar çdo dy ditë.

Otitet e mesme

Otitet e mesme janë më të shpeshta në veçanti tek fëmijët. Më shumë preken djemtë se sa vajzat, dhe kjo ndodh pasi mbrojtja imunitare nuk është e njëjtë tek ata. Në kopshte apo çerdhe fëmijët preken më shumë nga otitet se sa kur ata mbahen në shtëpi, ngaqë mikrobet në ambientet kolektive përhapen më me lehtësi.

Fëmijët i kanë otitet të shpeshta, ku ata kanë disa gjëndra në fund të grykës, “Unaza Valdeyer”, në një masë që arrin të bllokojë “tubin e Eustakit” duke favorizuar kështu infeksionin për shkak të mungesës së ajrimit. Kjo është arsyeja se pse këshillohet heqja e tyre.

Otiti i mesëm është një inflamacion i mukozës së veshit të mesëm, pra i timpanit dhe i zgavrës së tij, të “tubit të Eustakit” dhe zgavrës ajrore të quajtur “mastoide”.

Në përgjithësi otiti shfaqet pas një rinofaringiti, pastaj infeksioni shpërndahet në “tubin e Eustakit”, drejt veshit të mesëm. Fëmija ankohet në mënyrë brutale nga një dhimbje e fortë e veshit dhe e shpeshtë gjatë natës.
Dhimbja mund të jetë në të dyja anët, pasi shpesh otiti i prek të dyja anët, edhe pse njëra anë dhemb më shumë. Dhimbja është shpuese dhe në mënyrë të herëpashershme. Mund që fëmija të mos dëgjojë në ato momente, por kjo situatë kalon. Ai ka ethe, por jo gjithnjë.