Sëmundjet me shkronjën: N, Nj

Nyjat janë vendet ku dy ose më shumë eshtra bashkohen, si bërryli dhe gjuri. Eshtrat në nyje mbulohen me një material të butë, sfungjeror, të quajtur kartilag (kërc), që i mbron eshtrat dhe u lejon nyjave të lëvizin pa dhimbje. Nyjat janë të kufizuara me një cipë të hollë të indit të quajtur synovium. Kjo prodhon një lëng të rrëshqitshëm të quajtur lëngu sinovial, që ushqen nyjat dhe u ndihmon atyre të reduktojnë gërvishtjet. Disa zgjatime (shirita) të fuqishëm, që quajtur ligamente, i lidhin eshtrat njëri me tjetrin dhe ndihmojnë ata të jenë stabil. Muskujt dhe tendonet po ashtu ndihmojnë nyjat dhe ju mundësojnë juve të lëvizni

Në rastin e artiritit, një pjesë në nyjë ose rreth saj inflamohet, duke shkaktuar dhimbje, shtangie dhe, ndonjëherë, vështirësi në lëvizje. Disa lloje të artritit po ashtu mund të prekin edhe pjesë të tjera të trupit, si lëkurën dhe organet e brendshme.

Sa i shpeshtë është artriti?

Artriti është shumë i shpeshtë. Vlerësohet se një në tre persona mund të jenë të prekur nga një formë e artritit ose dhimbje e nyjave. Kjo është një sëmundje që pengon njerëzit të kryejnë punë dhe të bëjnë jetë të shëndetshme. Osteoartriti, forma më e shprehur e artritit, prek rreth një në katër njerëz. Arteriti mund t’i prekë njerëzit e të gjitha moshave, por më i shprehur është te të moshuarit.

Llojet e ndryshme të artritit shkaktohen nga shkaktarë të ndryshëm, shumica e të cilëve janë të panjohur. Është e mundshme që të ketë më shumë shkaktarë për secilin lloj të artritit. Hulumtuesit janë duke kërkuar edhe rolin e faktorëve gjenetik (trashëgues) si dhe mënyrën e jetesës për të gjetur ndikimin e tyre në zhvillimin e artritit.

Edhe pse shkaktarët e saktë të artirit mund të mos dihen, ka disa faktorë rreziku për artritin. (Faktor rreziku është një tipar ose sjellje që rrit shanset e personit për të zhvilluar sëmundje ose para-ekspozon një person ndaj një sëmundje të caktuar). Faktorët e rrezikut të artirit janë:

  • Mosha – Rreziku i zhvillimit të artritit, veçanërisht osteoartritit, rritet me rritjen e moshës.
  • Gjinia – Në përgjithësi artriti prek më së shumti femrat se sa meshkujt.
  • Mbipesha – Të qenit i mbipeshë shton stresin në nyjat që mbajnë peshën, duke rritur konsumimin, dhe duke shtuar rrezikun për artrit, veçanërisht osteoartrit.
  • Faktorët e punës – Disa punë kërkojnë lëvizje të përsëritura ose bartjet e peshave të mëdha mund të shkaktojnë presion në nyje dhe t’i dëmtojnë ato, që mund të çojë në artrit, veçanërisht në osteoartit.

Simptomat

Llojet e ndryshme të artriti kanë simptoma të ndryshme dhe ato ndryshojnë edhe nga njëri te tjetri person. Osteoatrtiti në përgjithësi nuk shkakton simptoma jashtë nyjës.

Simptomat tjera të artritit përfshijnë lodhje, temperaturë, puçrra dhe shenjat e pezmatimit të nyjave, përfshirë: dhimbje, ënjtje, shtangim, ndjeshmëri, skuqje, ngrohtësi.