Sëmundjet me shkronjën: M

Kanceri metastatik është kanceri i cili shpërndahet nga vendi ku është krijuar për të parën herë te një vend tjetër në organizëm. Tumori i krijuar nga qelizat e metastazuara të kancerit, quhet tumor metastatik ose metastazë. Procesi gjatë të cilit qelizat e kancerit shpërndahen në pjesë të tjera të organizmit, po ashtu quhet metastazë.

A jep simptoma kanceri metastatik?

Disa njerëz me tumore metastazuese nuk kanë simptoma. Metastazat e tyre mësohen përmes rrezatimit X ose testeve të tjera.

Kur simptomat e kancerit metastatik paraqiten, lloji dhe shpeshtësia e simptomave varet nga madhësia dhe lokacioni i metastazës. Për shembull, kanceri që shpërndahet në eshtra me gjasë do të shkaktojë dhimbje dhe mund të çojë në fraktura (thyerje) të eshtrave. Kanceri që shpërndahet në tru mund të shkaktojë simptoma të ndryshme, përfshirë kokëdhimbje, kriza, dhe paqëndrueshmëri. Frymëmarrjet e shkurtra mund të jenë shenjë e metastazës së mushkërive. Ënjtja anormale ose verdhëza (zverdhja e lëkurës) mund të jenë shenjë se kanceri është shpërndarë në mëlçi.

Ndonjëherë kanceri origjinal (primar) i personit zbulohet vetëm pasi një tumor i ri ku ai ka metastazuar shkakton simptoma. Për shembull, një mashkull kanceri i prostatës së të cilit është shpërndarë në eshtrat e pelvikut (legenit) mund të ketë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës (të shkaktuar nga kanceri në eshtrat e tij) para se të përjetojë ndonjë simptomë nga tumori origjinal në prostatën e tij.