Sëmundjet me shkronjën: L, Ll

Ulcera peptike është plagë në mbështjellësin e brendshëm të lukthit ose duodenit. Ulcera peptike në lukth quhet ulcerë gastrike. Nëse ulcera peptike ndodhet në duoden, duhet ulcerë duodenale.

Cilat janë simptomat e ulcerës peptike?

Dhimbja djegëse në lukthin tuaj është simptoma më e shpeshtë e ulcerës peptike. Ju mund të ndjeni dhimbje kudo që nga kërthiza juaj deri te eshtrat e gjoksit. Dhimbja shpesh:

  • Fillon në mes të ushqimit ose gjatë natës
  • Ndalon shkurtimisht nëse ju hani ose përdorni antacide
  • Zgjat për disa minuta ose disa orë
  • Vjen dhe largohet për disa ditë ose javë

Simptomat tjera të ulcerës peptike mund të jenë:

  • Humbja e peshës
  • Apetiti i dobët
  • Fryrja
  • Gogësima
  • Vjellja
  • Mundim (të përziera) në lukth

Edhe nëse simptomat tuaja janë të buta, ju mund të keni ulcerë peptike. Ju duhet ta vizioni mjekun për të biseduar rreth simptomave që keni. Ulcera peptike mund të përkeqësohet nëse nuk mjekohet.

Kontaktoni mjekun menjëherë nëse keni:

  • Dhimbje të menjëhershme të theksuar e cila nuk largohet
  • Feces me ngjyrë të zezë ose me gjak
  • Vjellje me gjak ose vjellje e cila duket si kafe e bluar

Këto simptoma mund të tregojnë se ulcera juaj ka:

  • Enë të dëmtuar gjaku
  • Depërtuar përtej ose ka çarë murrin e lukthit ose duodenit tuaj
  • Ka ndaluar ushqimin të kalojë nga stomaku në duoden.

Këto simptomat duhet të trajtohen shpejt. Ju mund të keni nevojë për ndërhyrje kirurgjike.