Sëmundjet me shkronjën: K

Leukemia është kancer i cili fillon në indin që krijon gjakun. Për të kuptuar kancerin, është e rëndësishme të dihet se si formohen qelizat normale të gjakut.

Leukemia është kancer i cili fillon në indin që krijon gjakun. Për të kuptuar kancerin, është e rëndësishme të dihet se si formohen qelizat normale të gjakut.

Qelizat normale të gjakut

Shumica e qelizave të gjakut zhvillohen nga qelizat në palcën e kockave që quajtura qeliza amë. Palca kockore është një material i butë në qendër të kockave. Qelizat amë janë qeliza bazë të cilat mund të shndërrohen në lloje të ndryshme të qelizave të gjakut.

Qelizat e gjakut u takojnë tre grupeve, dhe secila prej tyre kryen punë specifike:

  • Leukocitet – Qelizat e bardha të gjakut ndihmojnë luftimin e infeksioneve. Ka disa nën lloje të qelizave të bardha të gjakut.
  • Eritrocitet – Qelizat e kuqe të gjakut bartin oksigjenin nga mushkëritë deri te çdo qelizë tjetër në organizëm dhe largojnë dyoksidin e karbonit në kahe të kundërt.
  • Trombocitet – Pllakëzat ndihmojnë mpiksjen (ngjizjen, forcimin) e gjakut për të ndaluar Gjakderdhjen kurdo kur shkaktohen plagë në sipërfaqe.

Qelizat e bardha, të kuqe dhe pllakëzat krijohen nga qelizat amë, pasi organizmi ka nevojë për ta. Kur qelizat rriten ose dëmtohen, ata vdesin dhe qelizat e reja zënë vendin e tyre.

Shumica e qelizave të gjakut piqen në palcën kockore dhe pastaj dalin në enët e gjakut. Gjaku i cili qarkullon nëpër enët e gjakut dhe zemër quhet gjak periferik.

Qelizat leukemike

Te një person me leukemi, palca e kockave krijon qeliza anormale të bardha të gjakut. Qelizat anormale quhen qeliza leukemike,

Ndryshe nga qelizat normale, qelizat leukemike nuk vdesin kur duhet. Ata mund të mbledhin qeliza normale të gjakut, qeliza të kuqe të gjakut dhe pllakëza rreth vetes. Kjo e bën të vështirë për qelizat normale ta kryejnë punën e tyre.

Si të gjitha qelizat e gjakut, edhe qelizat leukemike po ashtu udhëtojë nëpër trup. Simptomat e leukemisë varen nga numri i qelizave leukemike dhe ku këto qeliza mblidhen në trup.

Njerëzit me leukemi kronike mund të mos kenë simptoma. Mjeku mund ta kuptojë sëmundjet gjatë ndonjë kontrolli të zakonshëm të gjakut.

Njerëzit me leukemi akute zakonisht shkojnë te mjeku për shkak se ndjehen të sëmurë. Nëse preken edhe truri, ata mund të kenë kokëdhimbje, vjellje, konfuzion, humbje të kontrollit muskulor ose kriza. Leukemia po ashtu mund t’i prekë pjesët tjera të organizmit si traktin digjestiv (tretës), veshkat, mushkëritë, zemrën ose testitet.

Simptomat më të zakonshme të leukemisë kronike ose akute mund të përfshihen:

  •  Nyja të ënjtura limfatike të cilat zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje (në qafë ose sqetull)
  •  Ethe ose djersitje gjatë natës
  •  Infeksione të shpeshta
  •  Ndjenjë dobësie ose lodhje
  •  Gjakosje ose nxirje të shpejtë (mish i dhëmbëve që gjakoset lehtë, njolla ngjyrë vjollce në lëkurë, ose shenja të skuqura nën lëkurë)
  •  Rënie në peshë pa ndonjë arsye
  •  Dhimbje në eshtra ose nyjë.

Shumicën e rasteve këto simptomat nuk janë si pasojë e kancerit. Ndonjë infeksion ose problem tjetër shëndetësor mund t’i ketë shkaktuar këto simptoma. Vetëm mjeku mund t’ua tregojë me siguri se ku qëndron problemi.

Kushdo me këta simptoma duhet t’i tregojë mjekut, ashtu që problemi të mund të diagnostikohet dhe të trajtohet sa më herët që është e mundshme.