Sëmundjet me shkronjën: K

Kanceri i mushkërive është vrasësi numër një si për meshkujt ashtu edhe për femrat në mesin e kacerëve. Vetëm në SHBA çdo vit nga kanceri i mushkërive vdesin rreth 165 mijë persona. Shumica e rasteve të kancerit të mushkërive janë të lidhura me pirjen e duhanit. Andaj, nëse pini duhan, është më së miri të ndaloni sa më shpejt që mundeni.

Kanceri i hershëm i mushkërive shpesh nuk shkakton simptoma. Por derisa kanceri zhvillohet, simptomat më të shpeshta shpesh përfshijnë:

  •  Kollitje e cila përkeqësohet dhe nuk largohet
  •  Kollitje me gjak
  •  Ngjirje e zërit
  •  Frymëmarrje të shkurtra, dhimbje në gjoks ose gërhitje
  •  Rënie në peshë pa shkaktar të njohur ose humbje e apetitit

Simptomat tjera të kancerit të mushkërive mund të përfshijnë:

  •  Ënjtje në fytyrë ose qafë
  •  Infeksione të përsëritura ose bronkit
  •  Temperaturë
  •   Ligështim i përgjithshëm – veçanërisht në shpatulla, krahë ose duar.