Sëmundjet me shkronjën: K

Çfarë janë polipet

Polipi në kolon paraqet një rritje në sipërfaqen e kolonit, që ndryshe quhet zorra e trashë. Ndonjëherë personi mund të ketë më shumë se një polip të kolonit. Polipet e kolonit mund të jenë të ngritura ose të rrafshëta.

Zorra e trashë (koloni) është kanal i gjatë, i zbrazët në fund të traktit digjestiv, i cili përfundon me anusin. Zorra e trashë absorbon ujin nga fecesi, e ndryshon atë nga forma e lëngët në atë të fortë. Fecesi është mbetja e cila kalon përmes rektumit dhe anusit, si jashtëqitje e zorrëve.

A janë kaneroze polipet e kolonit?

Disa polipe të kolonit janë tumore beninje, që do të thotë se ata nuk janë kancer. Por disa lloje të polipeve mund të jenë kanceroze ose mund të shndërrohen në kanceroze. Polipet e rrafshëta mund të jenë të vogla dhe të vështira për t’u parë dhe janë më të prira të shndërrohen në kancer, se sa polipet e ngritura. Polipet zakonisht mund të largohen gjatë kolonoskopisë – test i cili aplikohet për të gjetur polipet në kolon.

Shumica e njerëzve me polip në kolon nuk kanë simptoma. Shpesh, njerëzit nuk e dinë se kanë polip derisa mjeku e zbulon atë gjatë ndonjë kontrolli të rregullt ose gjatë analizave për ndonjë sëmundje tjetër.
Por disa njerëz kanë simptoma, si:

  • Gjakderdhje nga anusi – Anusi është hapja në fund të traktit digjestiv përmes të cilës jashtëqitja largohet nga organizmi. Ju mund të vëreni gjak në brekë ose në letër tualeti pasi të keni zbrazur zorrët.
  • Konstipacion ose diarre e cila zgjat më shumë se një javë.
  • Gjak në feces. Gjaku mund ta bëjë jashtëqitjen (fecesin) të duhet e zezë, ose mund të shfaqet në formë të shtresave të kuqe në jashtëqitje,.

Nëse keni ndonjë prej këtyre simptomave vizioni mjekun për të parë se ku qëndron problemi. Këto simptoma mund të tregojnë edhe ndonjë çrregullim tjetër.