Kanceri i veshkave
Kanceri i veshkave është kanceri i cili krijohet në indin e veshkave. Kanceri i veshkave përfshin këto dy lloje të kacereve: karcinoma e qelizave veshkore (kanceri që krijohet në mbështjellësin e gypave shumë të vegjël të veshkave të cilat filtrojnë gjakun dhe largojnë produktet e panevojshme), dhe karcinoma e legenit të veshkave (që formohet në qendër të veshkave ku mblidhet urina).
Simptomat më të shpeshta të kancerit të veshkave janë
- Gjak në urinë (që mund ta bëjë urinën të duket e vjetërsuar ose e kuqe e errët).
- Dhimbje në secilën anë të belit që nuk largohet.
- Ndonjë xhungë ose fryrje në ndonjërën anë të abdomenit.
- Rënie peshe pa arsye të njohur.
- Temperaturë.
- Ndjenjë shumë e shprehur e lodhjes.
Këto simptoma jo patjetër janë si pasojë e kancerit. Shpesh probleme të tjera shëndetësore, si ndonjë infeksion ose cistë e veshkave, japin të njëjtat simptoma. Por, kushdo me këta simptoma duhet të drejtohet te mjeku, ashtu që problemi të mund të diagnostikohet dhe të trajtohet sa më herët që është e mundshme.