Sëmundjet me shkronjën: K

Kanceri metastatik po ashtu ka të njëjtin emër dhe të njëjtin lloj të qelizave kanceroze si kanceri origjinal, ose primar. Për shembull, kanceri i gjirit që shpërndahet në mushkëri dhe që krijon një tumor metastatik, në të vërtetë hasët kancer metastatik i gjirit dhe jo kancer i mushkërisë.

Nën mikroskop, qelizat e kancerit metastatik në përgjithësi duken si qelizat e kancerit origjinal. Po ashtu, qelizat e kancerit metastatik dhe qelizat e kancerit origjinal, zakonisht kanë disa përbërje molekulare të përbashkëta, si shfaqje e proteinave të caktuara ose prani e ndryshimeve të caktuar në kromozome.

Edhe pse disa lloje të kancerit metastatik mund të shërohen me trajtimet ekzistuese, shumica e tyre nuk mund të shërohen. Megjithatë, ekzistojnë trajtime për të gjithë pacientët me kancer metastatik. Në përgjithësi qëllimi kryesor i këtyre trajtimeve është të kontrollohet rritja e kancerit ose të lehtësohen simptomat e shkaktuara nga ai. Në disa raste, trajtimet e kancerit metastatik mund të ndihmojnë zgjatjen e jetës. Megjithatë, shumica e njerëzve të cilët vdesin nga kanceri, vdesin nga sëmundja metastatike (kanceri shpërndahet nëpër shumë organe të organizmit duke bllokuar punën e tyre).

A mund të japë metastazë çdo lloj i kancerit?

Në mënyrë virtuale të gjitha llojet e kancerit, përfshirë edhe kanceret e gjakut dhe sistemit limfatik (leukemia, mieloma multiple dhe limfoma), mund të krijojnë tumore metastatike. Edhe pse rrallë, ka pasur raste të metastazave të kancereve të gjakut dhe sistemit limfatik në mushkëri, zemër, sistemin nervor qendror dhe në indet tjera.

A jep simptoma kanceri metastatik?

Disa njerëz me tumore metastazuese nuk kanë simptoma. Metastazat e tyre mësohen përmes rrezatimit X ose testeve të tjera.

Kur simptomat e kancerit metastatik paraqiten, lloji dhe shpeshtësia e simptomave varet nga madhësia dhe lokacioni i metastazës. Për shembull, kanceri që shpërndahet në eshtra me gjasë do të shkaktojë dhimbje dhe mund të çojë në fraktura (thyerje) të eshtrave. Kanceri që shpërndahet në tru mund të shkaktojë simptoma të ndryshme, përfshirë kokëdhimbje, kriza, dhe paqëndrueshmëri. Frymëmarrjet e shkurtra mund të jenë shenjë e metastazës së mushkërive. Ënjtja anormale ose verdhëza (zverdhja e lëkurës) mund të jenë shenjë se kanceri është shpërndarë në mëlçi.

Ndonjëherë kanceri origjinal (primar) i personit zbulohet vetëm pasi një tumor i ri ku ai ka metastazuar shkakton simptoma. Për shembull, një mashkull kanceri i prostatës së të cilit është shpërndarë në eshtrat e pelvikut (legenit) mund të ketë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës (të shkaktuar nga kanceri në eshtrat e tij) para se të përjetojë ndonjë simptomë nga tumori origjinal në prostatën e tij.