Kanceri i trurit
Tumoret e trurit nuk janë një problem shumë i rrallë. Me mijëra e mijëra njerëz diagnostikohen çdo ditë me tumor të trurit dhe pjesës tjetër të sistemit nervor. Diagnostikimi dhe trajtimi i tumorit të trurit varet nga lloji i tumorit, shkalla dhe ku ai ka filluar. Ky tekst i përgjithësuar do t’ju ndihmojë juve ta kuptoni më së miri se si vjen, si diagnostikohet dhe cilat jap opsionet për t’i trajtuar tumoret e trurit.
Shkaktarët
Deri sot, të vetmet shkaktarë të tumoreve ose kacereve në tru janë:
- Terapia e mëhershme e rrezatimit në zonën e trurit
- Ekspozimi ndaj disa lëndëve kimike. Këto lëndë kimike janë: formaldehidi – i shfrytëzuar nga patologët dhe balsamuesit; vinil kroruri – që shfrytëzohet në prodhimin e plastikave dhe acrilonitrili – që përdoret në prodhimin e tekstilit dhe plastikave.
Ekspozimi ndaj vetë tekstilit dhe plastikave nuk e rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit në tru. Një histori familjare me kancere të trurit po ashtu rrit lehtësisht gjasat për t’u prekur nga kanceri i trurit.
Përdorimi i telefonave NUK është lidhur me rritjen e gjasave më të mëdha për t’u prekur nga kanceri i trurit.
Simptomat
Shumica e simptomave të tumoreve në tru përfshijnë kokëdhimbjen, që zakonisht vjen për shkak të presionit të cilin tumori bën në rrethinën e trurit. Krizat dhe konvulsionet po ashtu mund të ndodhin për shkak se tumori mund ta irritojë trurin.
Shenja të tjera të mundshme të tumoreve në tru përfshijnë:
- Problemet në të folur
- Pamje jo e mirë
- Dobësi në pjesë të ndryshme të trrit
- Probleme me të kuptuarit
- Nauze (mundim) dhe vjellje
- Probleme për të mbajtur ekuilibrin ose për të ecur.
- Mpirje ose therje në krahë ose këmbë.